BE-IS Sh.p.k Kërkon 2 Inxhinier Ndërtimi

Kompania BE-IS Sh.p.k, një kompani në fushën e ndërtimit, kërkon të punësojë 2 inxhinier ndërtimi.

Kandidatët të cilët janë të interesuar duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:

  • Të jenë diplomuar pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (preferohet dega Strukturë ose Transport).

  • Të kenë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite.

  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxheriale.

Puna do të jetë në zyrë, e cila do të konsistojë në menaxhimin dokumentar të kontratave të zbatimit, të cilat përmbajnë të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor deri në përfundimin e tyre.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e emailit:
📧 [email protected]